Please enter at least 3 characters.

Plagoset një person në Sllatinë - policia në kërkim të të dyshuarve

2022/06/policia-me-jeleke-antiplum-foto-ridvan-slivova-780x439-1.jpg

Një person është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Sllatinë.

Policia ka nisur hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar vrasje në tentativë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

"Sot rreth orës 04:30 kemi marrë informatë nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Bresje, për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Sllatinë, ku ka ndodhur ngjarja dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar vrasje në tentativë", ka thënë ajo.

Tutje, Ahmeti ka bërë të ditur se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK,  ndërkohë policia është duke punuar në identifikimin e personave të përfshirë në rast. /Telegrafi/