Please enter at least 3 characters.

Plagoset një person në Gjilan

2020/01/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Një tentim vrasje ka ndodhur ditën e diel në fshatin Shillovë të Gjilanit.

Policia bën të ditur se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar mashkull kosovar.

“Njësitet policore kanë dalur në vendi e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar një predhë dhe një gëzhojë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit. Nuk raportohet për të arrestuar", thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar.  /Telegrafi/