Plagoset me thikë 17-vjeçari
31/03/2012
Burime të policisë Tiranë bëjnë me dije se pas një sherri mes një grupi të rinjsh, 17-vjecari E.Visha ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme, transmetojnë mediat.
Nga hetimet paraprake mësohet se të rinjtë janë konfliktuar mes njëri-tjetrit pas një feste ku ato merrnin pjesë, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e vërteta të sherrit, dhe autori i ngjarjes.
Policia nis hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit. /Telegrafi/


