Please enter at least 3 characters.

Pjesëtarët e FSK-së kthehen nga Turqia, priten në aeroport nga kryeministri Kurti

2023/02/332110453_1208554833103795_2061945613285107271_n.jpg

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë kthyer të hënën në Kosovë nga Turqia, ku kanë ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit, pas tërmeteve të 6 shkurtit që kanë lënë të vdekur mbi 40.000 njerëz.

Në aeroport ata janë pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zyrtarë tjerë të kabinetit qeveritar.

Kosova,  duke përfshirë vullnetarët dhe forcat e specializuara të FSK-së në dy rajonet e prekura nga tërmeti Hataj dhe Osmanije ka prezentuar me një personel prej 48 anëtarësh.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës  kanë arritur që të nxjerrin të gjallë katër persona të cilët kishin qenë në rrënojat e objekteve të shkatërruar si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë./Telegrafi/