Please enter at least 3 characters.

Pjesa e parë: Magjiku Messi komandon në Camp Nou

2019/04/LionelMessiunited.jpg
343:"BARCELONA, SPAIN - APRIL 16: Lionel Messi of Barcelona celebrates after scoring his team's second goal as David De Gea of Manchester United reacts during the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between FC Barcelona and Manchester United at Camp Nou on April 16, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona i ka shënuar dy gola kundër Manchester Unitedit në pjesën e parë të ndeshjes kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Camp Nou.

Në minutën e parë të sfidës, Marcus Rashford doli në rast, mirëpo nuk arriti të tregohej i saktë. Në vazhdim, gjyqtari Felix Brych akordoi penallti për Blaugranët, mirëpo pas konsultimit me VAR-in e shfuqizoi vendimin e tij.

Dy gola të Lionel Messi në pjesën e parë (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Dhe më pas doli në skenë numri 10 i vendasve. Superylli argjentinas shënoi një gol të bukur me një goditje nga jashtë zonës (16').

Vetëm disa minuta më pas (20'), Leo Messi e shënoi edhe golin e dytë, kjo falë edhe gabimit nga portieri David de Gea, i cili nuk ishte i sigurtë në intervenimin e tij.

Me këtë rezultat, Barcelona është në gjysmëfinale, ndërkohë që Manchester Unitedi duhet t'i shënojë tre gola për të shpresuar kualifikimin e mëtutjeshëm. /Telegrafi/

https://twitter.com/FOOTBALLNEWS022/status/1118235795951734784