Please enter at least 3 characters.

Pjesa e parë: Juve 1-1 Lyon, situatë jo e këndshme për Zonjën e Vjetër

2020/08/JuventusLyon-2-e1596829760700.jpg
261:"TURIN, ITALY - AUGUST 07: Juventus players talk amongst themselves during the UEFA Champions League round of 16 second leg match between Juventus and Olympique Lyon at Allianz Stadium on August 07, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Ka përfunduar me rezultat të barabartë (1-1) pjesa e parë e ndeshjes kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Juventusit dhe Lyonit.

Ishin mysafirët ata që kaluan të parët në epërsi me një gol të Memphis Depay, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë (12’).

Bianconerët arritën të ktheheshin në lojë në minutën e 43-të me një gol të Cristiano Ronaldos, po nga penalltia.

Cristiano Ronaldo (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Ky rezultat është në favor të Lyonit duke qenë se ekipi francez e ka fituar me rezultat 1-0 takimin e parë të të tetës së finales.

Për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Juventusi duhet t’i shënojë së paku edhe dy gola dhe të mos pranojë gol tjetër. /Telegrafi/