Please enter at least 3 characters.

Pjanic: Juve nuk duhet ta lë lojën të hapur deri në fund

2019/09/MiralemPjanicvBrescia-2.jpg
245:"BRESCIA, ITALY - SEPTEMBER 24: Miralem Pjanic of Juventus celebrates his goal during the Serie A match between Brescia Calcio and Juventus at Stadio Mario Rigamonti on September 24, 2019 in Brescia, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, i ka paralajmëruar bashkëlojtarët që të mos e lënë ndeshjen të hapur, ashtu siç ndodhi në sfidën ndaj Brescias.

Zonja e Vjetër u kthye nga disavantazhi për të fituar në udhëtim, ndërsa boshnjaku e realizoi golin e fitores (2-1) në Stadio Rigamonti.

Miralem Pjanic (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

"Është për të ardhur keq që pranuam gol aq herët, mirëpo ne u përpoqëm ta zhvillonim lojën tonë, patëm raste dhe e qarkulluam topin në zona të vështira".

"Mendoj se e merituam shumë fitoren, sepse e patëm qartë posedimin. Kemi mundur dhe është dashur të shënonim më shumë gola, sepse loja ishte e hapur deri në fund, pasi rezultati ishte 2-1",

"Qarkullimi i topit ishte i mirë, porse duhej të ishim më ndëshkues në sulm, sepse nuk është lehtë kur loja është akoma e hapur", ka deklaruar Pjanic për DAZN. /Telegrafi/