Please enter at least 3 characters.

Pit Power Liga Ferizaj: Unioni SHPK dhuron spektakël

2016/01/pit-power-liga-ferizaj-unioni-shpk-dhuron-spektak-euml-l_hd.jpg

SUPERLIGA

Eskavatori dhe Unioni SHPK kishin fjalën kryesore të futbollit të luajtur bukur këtë fundjavë, pasi u takuan mes vete në kuadër të xhiros së 14-të, ndërsa Unioni SHPK i Egzon Shabanit tregoi superioritet në fushë duke festuar në fund të takimit fitoren prej 6-4, ndaj Ramadan Alajt me shokë.


Lojtari i ndeshjes pa dyshim ishte Pren Marniku i cili realizoi tri gola dhe ishte asistues në golat e tjerë. Loja e bukur vazhdoi gjatë gjithë ndeshjes ku në disa raste kishte edhe duartrokitje të gjata të më shumë se 500 tifozëve në drejtim të Unionit, ndërsa me këtë fitore skuadra e Egzon Shabanit merr edhe pozitën e parë në tabelë, pasi Dental & Palloshi Trade dështoi ndaj Arxhendi & Brendi Company duke humbur 2-3 sfidën tjetër të rëndësishme të javës. Alban Iballi përsëri ishte vendimtar për skuadrën e Arxhendit, që tani mbetet ndjekësi më i afërt i Unioni SHPK.

Takime të tjera interesante ishin edhe fitoret e Termo Lulit dhe Maestro & Besa. Djaloshi i ri, Endrit Ismajli, realizoi dy gola në fitoren 3-2 të Termo Lulit ndaj Elektring, ndërsa Maestro mposhti 4-3 skuadrën e Laçit në një ndeshje mjaft të balancuar. Pikë maksimale arkëtuan edhe Komogllava & Eurolindi dhe Orchide & Swiss Plus, të cilat me ngulm po kërkojnë një pozite që dërgon në Pit Power Champions League sezonin e ardhshëm.

LIGA E PARË

Në ligën e parë u zhvillua xhiro e 15-të ku skuadrat lidere u treguan të pagabueshme, duke regjistruar fitoret e radhës. Mercedes Ben Isa Servie zhvilloi një ndeshje mjaft të komplikuar ndaj skuadrës së fundit në tabelë Albionët, por gjithsesi arkëtoi pikët maksimale, ndërsa Fabefa Doganaj e Enis Kukës u tregua e pamëshirshme ndaj Unionit duke fituar 8-3. Pleshina fitoi takimin direkt për pozitën e dytë me Gamën, ndërsa më së miri humbjen e Games e shfrytëzoi Sojeva që mposhti në çastet e fundit skuadrën e Flakim Qerimit, Shkendijën, dhe Ferplast që edhe njëherë tregoi formën superiore që është duke shfaqur këtë sezon, pasi me rezultat të thellë 8-1 fitoi ndaj Intergraf.

Ndoshta pikët më të rëndësishme këtë xhiro i arkëtuan Kombëtarja A dhe Labinoti & QDT Medina, pasi barazuan ndaj Balaj, respektivisht Te Iriqit. Kombëtarja barazoi 4-4, ndërsa Labinoti 2-2. Me këto pikë dy skuadrat kërkojnë të sigurojnë mbijetesën në Ligën e Parë që këtë sezon do jetë mjaftë e vështirë deri në fund.

LIGA 2A DHE 2B

Takime kryesisht të lehta u luajtën në Ligën e Dytë, ku tashmë pothuajse janë përcaktuar skuadrat për pozitat e para dhe të fundit.

Në Grupin A, Te Luzha pas fitores 5-2 ndaj One thuajse është afër të sigurojë ndeshjet play-off, ashtu siç janë duke bërë edhe Rinia dhe Reklama Krosa të cilat gjenden në pozita shumë të mira në tabelë. Punët i vështirësohen Doni Fruits pasi pësoi disfatë të papritur 4-2 ndaj Tasjanit.

Në Grupin B vazhdon të jetë i paqartë titulli kampion, me skuadrën e Gerlices dhe Qiellit që kanë pikë të barabarta edhe pas xhiros së 13-të, ndërsa pozitat që dërgojnë në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Parë (2,3,4,5) janë bërë dramatike, pasi pesë skuadra janë duke luftuar kokë me kokë për të siguruar njërën nga këto pozita. Greme, Rakaj dhe IKS Communication fituan me lehtësi, ndërsa Komuna humbi duelin direkt ndaj Discont Kledonit 3-6, dhe kështu janë duke rrezikuar objektivin sezonal.

Në një ndeshje tjetër, Elsam Company regjistroi fitoren e parë pas më shumë së shtatë javësh. Elsam fitoi 5-4 ndaj Flo Term, ndërsa Fisnik Ismajli realizoi tre gola në këtë fitore. /Telegrafi/