Please enter at least 3 characters.

Pit Power Liga Ferizaj: Nxehet gara për titull

2016/01/pit-power-liga-ferizaj-nxehet-gara-p-euml-r-titull_hd.jpg

SUPERLIGA

Xhiroja e 10-të startoi me një ndeshje fantastike mes Komogllava & Eurlindi dhe Unioni SHPK, ku skuadra e Egzon Shabanit triumfoi me një rikthim fenomenal të rezultatit (2-3), ndërsa Guacka thelloi edhe më shumë krizën e Termo Lulit duke e mposhtur 2-1. Dy takime të tjera shumë të rëndësishme për pozitat e para përfunduan me barazim. Elektring ndali serinë pozitive të Dental & Palloshi Trade duke barazuar 1-1, ndërsa tani ndjekësi me i afërt i BBF Company mbetet rivali i vjetër, Arxhendi Brendi Company, që fitoi me rezultat zyrtar pasi kundërshtari nuk udhëtoi fare në takim. Në anën tjetër BBF Company mposhti skuadrën problematike, Maestro & Besa, ndërsa Eskavatori arriti të marrë një pikë të vlefshme në minutën e fundit të ndeshjes (3-3) ndaj Orchide & Swiss Plus.


Interesante dhe e nxehte është bërë edhe lufta për mbijetesë ku tani skuadrat pothuajse janë barazuar për nga grumbullimi i pikëve. Lloshkobarja dhe United mposhten Market Dardanin, respektivisht Vetëvendosjen, për ta bërë shumë interesante luftën për mbijetesë, ndërsa Victoria u mposht lehtësisht ndaj Termos. Pik maksimale arriti edhe Laci e cila mposhti Shqiponjën 4-1, duke vazhduar serinë e mirë në xhirot e fundit.

LIGA E PARË

Edhe në Ligen e Parë kampionati ka filluar të bëhet interesant dhe vështirë i parashikuar. Fabefa është skuadra e vetme pa humbje këtë sezon dhe mban pozitën e parë në tabelë me 28 pikë pasi edhe në xhiron e 10-të fitoi ndaj StarGraf me rezultat 3-2, ndërsa ndjekësi i saj me i përafërt mbetet Pleshina, e cila pësoi humbjen e dytë sezonale duke humbur ndaj Balaj (3-5).

Gama dhe Mercedes Benz Isa Service kanë hyre fuqishëm në gare për pozitën e parë, pasi në ndeshjet e fundit janë duke shënuar fitore me goleada si këto të fundit ndaj Kombëtares A (8-3), respektivisht Shkëndisë (3-1). Megjithatë, formën me të mirë momentale është duke e shijuar Ferplast, që ka marrë pikët maksimale në pesë ndeshje radhazi. Se fundmi, edhe pse me vështirësi, fitoi 4-3 ndaj Colo Colo, ndërsa Labinoti & QDT Medina dhe Al-Beni Plast fituan ndeshjet direkte të pozitave të poshtme të tabelës.

LIGA 2A DHE 2B

Në Ligen e Dytë situata qëndron pak mëndryshe. Skuadrat kanë filluar të klasifikohen më qartë dhe pothuajse është përcaktuar se kush do luftojë për titull dhe për mbijetesë. Në Grupin A, FC Sprint duket e pakonkurrencë pasi ka arritur të fitojë edhe ndaj një rivali të fort si Te Luzha(5-4), ndërsa Big Eagle, Rekalam Krosa dhe Doni Fruits, pas fitoreve të arritura në këtë javë mbeten gjashtë pikë prapa tyre, duke kërkuar ta rivalizojnë për titull, edhe pse duket e vështirë. Në një ndeshje tjetër për mesin e tabelës, Surqina fitoi me vështirësi ndaj Akademisë me rezultat 4-3.



Ndërsa, në Grupin B, Qielli dhe Gerlica janë duke luftuar kokë me kokë për pozitën e parë, pasi qe edhe pas 9 xhirove të zhvilluar ndajnë pozitën e parë me nga 25 pikë, dhe në baze të paraqitjeve, duken të pakonkurrencë në këtë grup. Dy skuadrat morën fitore të lehta, ndërsa Komuna është duke tentuar t’i mbajë sa me gjatë në presion pasi mbetet vetëm tri pikë larg tyre. Në takimet tjera Bardhi deklasoi FC N'Chosh me rezultat 11-2, ndërsa fitore të thella arritën edhe Gremja dhe Rakaj të cilat mposhtën Eslam Company (9-1), respektivisht Discont Kledoni (7-2).