Please enter at least 3 characters.

Pique beson se Barcelona do të kishte fituar tripletën nëse nuk do të eliminoheshin nga Liverpooli

2019/05/Pique-Busquets.jpg
326:"SEVILLE, SPAIN - MAY 25: Gerard Pique and Sergio Busquets of FC Barcelona show their dejection after Rodrigo Moreno of Valencia CF scored his team's second goal during the Spanish Copa del Rey match between Barcelona and Valencia at Estadio Benito Villamarin on May 25, 2019 in Seville, . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Gerard Pique beson se Barcelona do të kishte fituar Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey nëse ata nuk do të ishin mposhtu nga Liverpooli.

Rikthimi dramatik i rezultatit në Anfield siguroi vendin e Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve dhe Valencia shtoi problemet e Barcelonës duke e mopshtur të shtunën.

Valencia mposhti Barcelonën në finale të Copa del Rey me rezultat 2-1 dhe Pique beson se shpresat e skuadrës së tij për një sezon fitues të tripletës u shuan në Anfield.

"Nëse do të kishim kaluar në Anfield, jam i bindur se do të kishim fituar tripletën, do të kishim ardhur këtu dhe do të kishim fituar finalen e Ligës së Kampionëve", ka thënë fillimisht Pique.

Pique dhe Busquets të dëshpëruar pas humbjes nga Valencia (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

"Ne jemi shumë të lënduar dhe duhet të durojmë përmbysjen".

"Skuadra është lënduar, nuk kemi pritur që të përfundojmë punë këto dy javë dhe të fitojmë kurorën e trefishtë, por sot kemi vetëm La Ligën", përfundoi mbrojtësi i Barcelonës. /Telegrafi/