Please enter at least 3 characters.

​Pikat kufitare për dalje nga Kosova, pritjet mbi një orë

Foto: Arkiv

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka përditësuar sot të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare të vendit.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se pritjet më të gjata në pikat kufitare janë regjistruar në dalje nga Kosova, ku qytetarët po përballen me vonesa nga 80-90 në Merdarë, ndwrsa kolonat nw dalje janw 800 metra.

Ndërkohë në pikën tjetër kufitare, te Dheu i Bardhw pritjet për të dalw nga Kosova janë deri nw njw orws dhe në Jarinje 20-30 minuta.

Në pika tjera kufitare pritjet për të hyrë dhe dalë nga vendi janë nuk janë më të gjata se 3 deri 5 minuta.

Përditësimi i fundit është bërë sot në orën 09:17 minuta. /Telegrafi/