Please enter at least 3 characters.

Petulla kungulleshash të gatshme për 15 minuta: Darkë ideale verore!

2016/08/Petulla-kungulleshash-të-gatshme-për-15-minuta.jpg

Kafshatë e shijshme që nuk do ta harroni.Përbërësit:▪ 2 kungullesha të mëdha ▪ 2 vezë ▪ 2 qepë të reja ▪ 250 g miell ▪ pak djathë të grirë në rende ▪ kripë ▪ piper ▪ majdanoz sipas shijes ▪ pak pluhur për ëmbëlsiraPërgatitja:

Kungulleshat i grini në rende dhe i kriposni.

Pas 10 minutash kullojani mirë tepricën e ujit.

Shtoni qepen e grirë në rende, pastaj djathin, vezët, majdanozin, miellin, pluhurin e ëmbëlsirave dhe pak piper.

Tërë këtë masë përzieni mirë dhe fërgojeni në tigan në vaj të nxehtë.

Bëni gati petullat dhe vendosni në salveta që teprica e ujit të kullohet, pastaj qitni djathin e grirë në rende.

Mund t’i servirni me ajkë apo jogurt.

Ju bëfshin mirë! - transmeton Telegrafi.