Pësuan debakël të njëjtë, klubi rus tallet me vetën dhe Manchester Unitedin me një video që bëhet virale në rrjet
25/10/2021
Dita e diel ka qenë ditë e derbive në Evropë, por edhe e disa rezultateve shumë interesante.
Manchester United është mposhtur 0-5 nga Liverpooli, derisa një tjetër derbi evropian që përfundoi me rezultat të thellë ishte ai mes Ajax e PSV 5-0.
Edhe në Rusi kishte derbi, ku Zenit St Petersburg ka demoluar Spartakun e Moskës me rezultat 7-1.
Klubi rus ka shpërndarë një video tejet interesante në llogarinë e tyre në Twitter, ku tallet me vetën, por edhe me Djajtë e Kuq.
Aty shihen dy personazhet nga filmi vizatimor ‘Tomi dhe Jerry’, në shina të trenit me lot në sy.
Video e klubit rus është pëlqyer mbi 100 herë në Twitter, derisa ka marrë mijëra shpërndarje duke u bërë ndër videot më të pëlqyera. /Telegrafi/


