Please enter at least 3 characters.

Peshkatari shkrepë fotografi të një krijese të çuditshme në det (Foto)

2016/08/1-12.jpg

Një peshkatar ka arritur të shkrepë disa fotografi të bizare, të një krijese të çuditshme derisa po lundronte me barkën e tij, që në fund rezultoi të jetë një balenë.

Australiani Mark Watkins, kishte mbetur i habitur nga forma bulbore që kishte dalë mbi ujë, transmeton Telegrafi.

Fillimisht ai dyshonte se bëhej fjalë për ndonjë anije apo balon me ajër të nxehtë, por të vërtetën e kuptoi vetëm atëherë kur iu afrua dhe ndjeu aromën e një balene të kalbur.

Në brigjet e Bunbury në pjesën perëndimore të Australisë, Watkins dhe babai i tij kanë arritur të shkrepin fotografi të gjitarit që kishte arritur në fazën e avancuar të dekompozimit, të cilat më pas i postuan online.

“Barku i balenës ishte mbushur me gazra dhe për këtë arsye ishte fryrë dhe kishte përfunduar mbi ujë. Në momentin që u afruam e kuptuam se bëhej fjalë për një balenë të ngordhur”, tha ai për mediat australiane.