Please enter at least 3 characters.

Pesë vjet në kërkim të kontaktit me mikun e sotëm të Kosovës

2016/01/pes-euml-vjet-n-euml-k-euml-rkim-t-euml-kontaktit-me-mikun-e-sot-euml-m-t-euml-kosov-euml-s_hd.jpg

Takimet e Kukës, kryetarit të Federatës së Xhudos së Kosovës, dhe Vizerit, austriakut që jeton në Hungari, gjithnjë janë të tilla - miqësore. Por për të krijuar raport miqësor me Vizerin, Kukës i janë dashur shumë vjet. Madje vetëm për të vënë kontakt direkt me të tregon se i janë dashur pesë vjet.

Vizer vlerësohet mik i madh i Kosovës, përkatësisht xhudos kosovare. Kryetari i IJF-së në vitin 2009 në kundërshtim me rregulloret në fuqi të kësaj federate ua lejoi xhudistëve kosovarë që të paraqiten në gara ndërkombëtare me flamur të IJF-së, shkruan kohaditore.

Në përputhje me rregulloret nuk ishte as vendimi i marrë në prill të vitit 2012 për të pranuar Kosovën me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos. Vizer edhe në shumë gjëra të tjera ka qenë i pari kur bëhet fjalë për sportin kosovar, ndërsa vlerësohet edhe për atë se ka vizituar Kosovën plot katër herë, si asnjë president tjetër i federatave ndërkombëtare sportive.