Please enter at least 3 characters.

Pesë persona të vdekur nga sulmi rus në Kherson

2022/12/Khersoni.jpg

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 20 janë plagosur nga një sulm rus në qendër të qytetit Kherson.

Zëvendës-Shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko e konfirmoi sulmin të shtunën, transmeton Telegrafi.

Menjëherë pas kësaj, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i dënoi sulmet si një akt "terrori".

"Këto nuk janë objekte ushtarake", shkroi Zelensky në Telegram, duke shtuar se sulmet ishin "vrasëse për hir të frikësimit". /Telegrafi/