Please enter at least 3 characters.

Pesë persona lëndohen në aksident trafiku në Lupç të Podujevës

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Lupç të Podujevës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën Prishtinë–Podujevë, ku janë përfshirë dy automjete.

"Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë–Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete".

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/