Pesë medalje boksi dhe katër trofe nga Podgorica
Ekipi i Kosovës u kthye nga Turneu ndërkombëtar i boksit, "Turneu i hapur i Podgoricës" për senior dhe "Benex liga" për junior xhiroja e pestë.
Kosova arriti suksesin më të madh nga një turne i boksit amator, kur fitoi 5 medalje 4 të arta dhe 1 të argjendtë dhe 4 trofe boksieri më i mirë, tekniku më i mirë, femra boksiere më e mirë dhe çifti luftarak, raporton Sporti1.
Në këtë turne Kosova ka marrë pjesë me 4 boksier, 1 boksiere, 1 trajner dhe 1 gjyqtarë. Pjesëmarrës ishin boksier nga Maqedoni, Kroacia, Serbia, Kosova, Mali i Zi.
Në kategorinë 60 kg Donjeta Sadiku boksoi kundër boksieres më të mirë të Mali të Zi dhe pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror. Tamara Radunoviç të cilën e mposhti me rezultat 2:1 dhe arriti fitore të cilën nuk e besuan askush nga pjesëmarësit dhe u shpërblye me trofe dhe medalje të artë.
Në 60 kg. Violant Sylejmani u ndesh me Iso Asoviç, të cilit detyroi gjyqtari t’i numërojëi kundërshtarit dhe në rundin e dytë u ndërpre meçi. Në fund juria Sylejmanin e shpalli boksierin më të mirë dhe boksierin më teknik të turneut. Kështu u shpërblye me trofeun dhe medaljen e artë. /Telegrafi/


