Please enter at least 3 characters.

Pesë mbrojtës të majtë në listën e dëshirave të PSG-së

2018/08/PSG1-e1535006858274.jpg
156:" during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Real Madrid and Paris Saint-Germain at Bernabeu on February 14, 2018 in Madrid, Spain.
21:"Gonzalo Arroyo Moreno

Paris Saint-Germain dëshiron një lojtar të ri në krahun e majtë të mbrojtjes dhe do t'i duhet ta zgjedh një nga pesë sa janë në listën e dëshirave.

Kampioni francez po mendon të përforcojë edhe më shumë skuadrën para fillimit të sezonit të ri.

Njëra nga pozitat kyçe ku parisienët kërkojnë të përforcohen është krahu i majtë i mbrojtjes.

Më herët gjatë këtij muaji, PSG-së i është larguar Yuri Berchiche drejt Real Sociedadit dhe drejtuesit janë në treg për një zëvendësues të ri.

Sipas mediumit Le10Sport, skuadra nga Parc des Prince po kërkon nënshkrimin e një mbrojtësi të majtë para mbylljes së afatit kalimtar më 31 gusht.

Juan Bernat (Getty Images)

Megjithatë, janë pesë lojtarë që gjenden në listën e dëshirave të PSG-së dhe transferimi i tyre nuk do të jetë i lehtë.

Skuadra nga Ligue 1 pëlqente shumë Alex Sandron e Juventusit, por braziliani kushton plot 70 milionë euro dhe kjo i ka larguar nga interesimi.

Por, PSG ka pesë opsione në listën e dëshirave dhe të gjithë janë lojtar të nivelit të lartë si Filipe Luis, Juan Bernat, Ricardo Rodriguez, Danny Rose dhe Wendell./Telegrafi/

Danny Rose (Getty Images)