Please enter at least 3 characters.

Pesë fermerë nga Komuna e Drenasit përfitojnë multikultivator

2018/11/46373398_182774232664883_5493218963485622272_n-e1542272562455.jpg

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik ne bashkëpunim me IADK-në kanë ndarë pajisje bujqësore për pesë fermerë përfitues për bimë mjekësore.

Pesë fermerët e Komunës së Drenasit, kanë përfituar multikultivator i cili do t’i ndihmoj në veprimtarinë e tyre bujqësore, ndërsa pajisjet e multikultivatorit, kanë qenë të caktuar sipas kërkesave të fermerëve që merren me bimë mjekësore e që janë përfitues të grantit nga IADK për kultivimin e bimëve mjekësore.

Drejtoresha për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Anita Abdullahu-Dvorani, ka falënderuar IADK-në për bashkëpunimi e vazhdueshëm me Komunën e Drenasit për t’i ndihmuar fermerët në zhvillimin e bujqësisë, njëherit ka uruar edhe përfituesit e këtyre pajisjeve bujqësore. /Telegrafi/