Please enter at least 3 characters.

Peru mposht thellë Kilin, i bashkohet Brazilit në finalen e Kupës së Amerikës

2019/07/GettyImages-1159924941.jpg
268:"PORTO ALEGRE, BRAZIL - JULY 03: Andre Carrillo of Peru celebrates with teammates after winning the Copa America Brazil 2019 Semi Final match between Chile and Peru at Arena do Gremio on July 03, 2019 in Porto Alegre, Brazil. (Photo by Alexandre Schneider/Getty Images)
12:"Getty Images

Kupa e Amerikës do ta ketë një kampion të ri pasi që Kili ka pësuar humbje gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Kilianët nuk kanë arritur të përsërisin suksesin e para dy vjetëve pasi që një hap para finales kanë pësuar humbje kundër Perusë me rezultat të thellë prej 3-0.

Megjithëse posedimi i topit i takoi kombëtares së Alexis Sanchez, para portës më të suksesshëm ishin peruanët.

Këta të fundit në epërsi erdhën pas një aksioni ë rrjedhshëm, kur Edison Flores realizoi gol në të 21-tën minutë pas asistimit të Andre Carillos.

(Foto by Lucas Uebel/Getty Images/Guliver)

Ky i fundit sërish bëri rolin e asistuesit në të 38-tën minutë tek Yoshimar Yotun, i cili realizoi golin e dytë për kombëtaren e tij.

Në pjesën e dytë, kilianët u munduan që ta kthejnë rezultatin, por nuk arritën ta bëjnë një gjë të tillë.

Paolo Guerrero u përkujdeset për t'i dhënë goditjen e fundit kilianëve në kohën shtesë të 90 minutë, kur realizoi gol dhe vulosi rezultatin përfundimtar 3-0.

Ndryshe, Peru në finale do të takohet me kombëtaren braziliane, e cila në gjysmëfinale ka mposhtur argjentinasit. /Telegrafi/