Përse është e rëndësishme dendësia e indeve në sisë
Indet e dendura në sisë shtojnë rrezikun e sëmundjes nga kanceri i gjirit, ka treguar një hulumtim i ri
Damat të cilat nuk kanë shumë inde yndyrore në sisë kanë dyfish më shumë shanse që të sëmuren nga kjo sëmundje, thonë shkencëtarët.
Secila femër është e ndarë në njërën nga katër kategoritë e dendësisë së sisëve; pothuajse vetëm yndyrë, shumicën me yndyrë, dendësi mesatare dhe dendësi e madhe e sisëve.
Autorja e studimit dr. Natali Engman thotë që ky hulumtim sugjeron në atë që dendësia e sisëve është faktor i rëndësishëm i rrezikut, transmeton Telegrafi.
"Zvogëlimi i numrit të femrave të cilat kanë dendësi të madhe të indeve në sisë do të mund të zvogëlojë sëmundjen nga kanceri i gjirit”, thotë dr. Engman.
Indet e gjirit përbëhen nga kanalet qumështore dhe gjëndrat, inde të dendura dhe yndyrore.
Me mamogram mund të konstatohet se a ka dikush dendësi të madhe të indeve në sisë, gjë që vështirëson detektimin e tumorit.
Nga ana tjetër, indet yndyrore janë transparente në skaner.
Vlerësohet që rreth 60 për qinde femrave të reja kanë dendësi të madhe të indeve në sisë.
Fatkeqësisht, tani për tani nuk ka shumë gjëra që femra mund t’i bëjë në mënyrë që të zvogëlojë dendësinë e indeve.
Me shtimin e peshës trupore shtohet edhe sasia e indeve yndyrore në sisë, ndërkaq zvogëlohet sasia e dendësisë, mirëpo, nga ana tjetër, shtimi i peshës është faktor i rrezikut për shumë lloje kanceri.
Pra, na mbetet vetëm të shpresojmë që shkencëtarët do të gjejnë mënyrën se si të rregullohet dendësia e indeve në sisë. /Telegrafi/


