Please enter at least 3 characters.

Përplasje LDK–PSD në parafushatë, Guri publikon dokumentin dhe akuzon PSD-në për "shitje te LVV", Nushi i kërkon debat televiziv

Parafushata e zgjedhjeve të 7 korrikut është përcjellë me përplasje të shumta mes subjekteve kryesore, por as partia joparlamentare PSD nuk ka qëndruar anash.

Së fundmi, zyrtari i LDK-së, Paris Guri, përmes një dokumenti që e ka prezantuar publikisht, ka pretenduar se sekretari i PSD-së, Nol Nushi, është futur në biznes me Hysen Durmishin e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili mban pozitën e zëvendësministrit të Infrastrukturës.

“Me fakte për proxyt e Vetëvendosjes. Shiqojeni se si Hysen Durmishi, sa ka qenë zv. ministër i Infrastrukturës, hyn në marrëdhënie kontraktuale me Nol Nushin dhe dy anëtarë të kryesisë së PSD-së. Ky dokument është arsyeja pse këta merren me LDK-në. Ky është dokumenti ku e zyrtarizon shitjen e tyre te Vetëvendosje. Bashkë keni qenë, bashkë jeni, bashkë do të mbeteni; PROXY TË VETËVENDOSJES!”, ka deklaruar Guri, duke publikuar edhe dokumentin.

Nuk ka vonuar shumë dhe Nol Nushi i është përgjigjur Gurit në komente, duke i kërkuar ballafaqim televiziv.

“Paris Guri e paske kë zbulu ujin e nxehtë. Gjeje emisionin, orën, moderatorin, merre krejt forumin rinor, folim për mu edhe për milionat e juja, Marigona Hillin, mafian e energjisë, screenshotat etj etj”, është përgjigjur Nushi.