Please enter at least 3 characters.

Përplaset një veturë me një kamionë - në brendi të "Golfit V" ndodhej nënkryetari i Prizrenit (Video)

2018/06/pz.jpg

Të premten në rrugën magjistrale Zhur – Prizren, në ora 8:00 të mëngjesit, nënkryetari i Prizrenit, Eshref Memaj është aksidentuar me një kamion derisa ishte duke ngasur veturën e tij.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të pompës së benzinës në dalje të fshatit Zhur. Vetura e nënkryetarit të Prizrenit ka qenë e tipit “Golf V”, raporton TV Prizreni.

Vlen të theksohet se përveç dëmeve materiale nuk ka pas të lënduar. /Telegrafi/