Please enter at least 3 characters.

Përmbytjet vdekjeprurëse në Itali, momenti kur dy të moshuar u shpëtuan me helikopter nga çatia e tyre

2023/05/Screenshot_5-41.jpg

Roja bregdetare italiane ka shpëtuar dy të moshuar me helikopter nga çatia e tyre.

Ngjarja ka ndodhur pas shirave të dendur që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në rajonin Emilia-Romagna, përcjell Telegrafi.

Siç është raportuar, nëntë persona kanë gjetur vdekjen dhe disa janë zhdukur pasi 14 lumenj dolën nga shtrati, duke përmbytur 23 qytete.

Zëvendëspresidentja e Emilia Romagna, Irene Priolo, u kishte thënë gazetarëve se shirat po pakësoheshin, por nivelet e lumenjve ishin ende në rritje.

Rajoni, i cili ka vuajtur një thatësirë të zgjatur, është nën alarmin e kuq - paralajmërimi i nivelit më të lartë ose gjendja e jashtëzakonshme për ngjarjet e motit të rrezikshëm për jetën. /Telegrafi/