Please enter at least 3 characters.

Përmbytjet në Maqedoni, Basha: Bashkitë e drejtuara nga PD të ofrojnë ndihmë (Foto)

2016/01/lulzim-basha-humb-edhe-n-euml-lagjen-e-tij_hd.jpg

Kreu i opozitës shqiptare PD në Shqipëri, Lulzim Basha ka shprehur keqardhje lidhur me situatën e krijuar në Maqedoni pas reshjeve të dendura të shiut, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përmes postimit në Facebook Basha u kërkon bashkive të drejtuara nga PD që të ofrojnë një ndihmë sado modeste në shenjë solidariteti, më tej ai i kërkon edhe kryeministrit Rama që të bëjë të njëjtën gjë.

Postimi i Lulzim Bashës në Facebook.

'Përmbytjet në Maqedoni dhe bilanci tragjik i jetëve të humbura mes të cilëve shumë shqiptarë kanë tronditur dhe hidhëruar mbarë opinionin publik.

Ngushëllimet e mija më të thella për familjet e viktimave. Jemi pranë çdo familje të goditur nga kjo fatkeqësi natyrore në këto orë të vështira për ta.

Partia Demokratike i ka kërkuar bashkive të drejtuara nga ne të bëjnë gjithçka për të ofruar një ndihmë sado modeste në shenjë solidariteti për familjet e goditura. I kërkoj qeverisë shqiptare të bëjë të njëjtën'. /Telegrafi/