'Perla' e Patrik Schick nga mesi i fushës zgjidhet si “Goli më i mirë në Euro 2020”
Goditja e Patrik Schick nga mesfusha kundër Skocisë që u kthye në gol, është votuar si ‘Goli i Turneut në UEFA EURO 2020”.
Pothuajse 800,000 njerëz votuan në faqen e UEFA-s ku në listë ishin 10 kandidatë për golat më spektakolar të turneut.
Schick mposhti portierin skocez që ishte jashtë portës së tij me një goditje nga mesi i fushës.
Goli i Paul Pogba në ndeshjen Francë – Zvicër është zgjedhur si i dyti, ndërsa vendin e tretë e zuri Luka Modric me golin e tij në ndeshjen Kroaci – Skoci.
Goli i Mikkel Damsgaard nga goditja e lirë kundër Anglisë, që ishte i vetmi në këtë Euro 2020 zuri vendin e tetë.
Grupi i UEFA-s që zgjodhi golatPackie Bonner, Esteban Cambiasso, Fabio Capello, Cosmin Contra, Corinne Diacre, Jean-François Domergue, Dusan Fitzel, Steffen Freund, Frans Hoek, Aitor Karanka, Robbie Keane, Gines Melendez, David Moyes, Mixu Paatelainen, Peter Rudbæk, Willi Ruttensteiner.
https://twitter.com/GazpromFootball/status/1415002596604092424
Renditja për çmimin ‘Goli i turneut’
1. Patrik Schick (Republika Çeke - Skocia)
2. Paul Pogba (Francë - Zvicër)
3. Luka Modric (Kroaci - Skoci)
4. Lorenzo Insigne (Itali - Belgjikë)
5. Kevin De Bruyne (Belgjikë - Danimarkë)
6. Cristiano Ronaldo (Portugali - Hungari)
7. Alvaro Morata (Spanjë - Itali)
8. Mikkel Damsgaard (Danimarka - Anglisë)
9. Andriy Yarmolenko (Ukrainë - Holandë)
10. Federico Chiesa (Itali - Spanjë)
/Telegrafi/


