Please enter at least 3 characters.

Perla e Aduriz shtang Barcelonën, katalunasit e nisin me humbje kampionatin

2019/08/GettyImages-1168464845.jpg
291:"BILBAO, SPAIN - AUGUST 16: Antoine Griezmann of FC Barcelona (L) competes for the ball with Unai Lopez of Athletic Club (R) during the Liga match between Athletic Club and FC Barcelona at San Mames Stadium on August 16, 2019 in Bilbao, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Athletic Bilbao ka zhvilluar një lojë të mendua ndaj Barcelonës, duke e pritur rastin, që i erdhi në fund të lojës dhe fitoi 1-0.

Barcelona që e nisi pa Lionel Messin e lënduar, por me Antoine Griezmann dhe Fernkie De Jong, kishte vështirësi në fillimin e ndeshjes.

Ianaki Williams i kishte dy raste të mira për Bilbaon në fillim të ndeshjes, por që porta e Mark-Andre ter Segen nuk u mposht.

Luis Suarez përfitoi ngan një gabim në minutën e 33-të, por që gjuajtja e tij goditi shtyllën.

Pas pak minutash ai lëshoi fushën, shkaku i një dëmtimi.

Luis Suarez . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Në vend të tij u fut Rafinha  që rrezikoi bukur nga distanca, por shtylla ia mohon golin e bukur.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, pasi që të dy skuadrat nuk u hapën shumë, me Barcelonën që dikonte lojën me mbajtjen e topit.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Kur pritej që ndeshja të mbyllej baras, në skenë doli Aritz Aduriz, që shënoi një gol tepë të bukur.

Me këtë gol u mbyll edhe ndeshja, ku Barcelona debuton në sezonin e ri me humbje. /Telegrafi/