Perisic ndëshkohet me kartonin e verdhë më të pakuptimtë që është parë në Serie A gjatë viteve të fundit (Video)
26/02/2017
Ndeshja mes Interit dhe Romës filloi në një mënyrë të çuditshme.
Në minutat e parë Ivan Perisic u ndëshkua me karton të verdhë sepse e riktheu topin te portieri Samir Handanovic me disa lëvizje të bukura.
Kroati e ngriti topin me këmbë dhe ia ktheu portieri slloven me kokë në mënyrë që ky i fundi të ketë drejt ta kap me duar dhe kështu Interi të shpëtojë nga goditja indirekte.
Por, gjyqtari Paolo Tagliavento e ndëshkoi kroatin për ‘sjellje josportive’.
Të gjithë u habitën nga vendimit i referit dhe tashmë ky rast është duke u komentuar shumë në rrjetet sociale, një gjë e tillë ishte parë edhe me Marco Verrattin. /Telegrafi/


