Please enter at least 3 characters.

Përfundon protesta e nëntë e opozitës në Serbi - kërkohet lirimi i studentëve dhe aktivistëve të arrestuar

2023/12/1703612496-20231226_181829_b-copy-1200x800-1.jpg
206:"Mesto: Beograd Datum: Tue Dec 26 18:32:20 CET 2023 Dogadjaj: POLITIKA - građanski protest zbog izbornih nepravilnosti ispred Republičke izborne komisije (RIK) Fotoreporter: Marko Dragoslavić Izvor: FoNet

Në Beograd ka përfunduar protesta e nëntë radhazi e opozitës e mbledhur rreth koalicionit “Serbia kundër dhunës” dhe qytetarëve.

Protesta, e cila u zhvillua për shkak të parregullsive zgjedhore, kishte nisur para selisë së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK), nga ku kolona e protestuesve ka shkuar drejt Pallatit të Drejtësisë.

Kërkesa kryesore është lirimi i studentëve, rreth 30 prej tyre, të arrestuar pas protestës së zhvilluar të dielën, raporton danas.

Ndryshe, parregullsitë zgjedhore dhe mosreagimi i institucioneve ndaj pretendimeve të opozitës kanë qenë shkak që nënkryetarja e Partisë Liri dhe Drejtësi dhe deputetja e popullit në mbledhjen e kaluar të Kuvendit, Marinika Tepiq, të fillojë grevë urie.

Ajo nuk ka ngrënë për të nëntën ditë dhe është ndjekur nga disa përfaqësues të opozitës që kërkojnë anulimin e zgjedhjeve.

Ndryshe, sonte për herë të parë është mbajtur protestë edhe në Kralevë. /Telegrafi/