Please enter at least 3 characters.

Përfundoi me sukses edhe gara e katërt automobilistike

2016/01/f.0819223102592_210.jpg

Gara ishte tepër interesante dhe sfiduese për garuesit e rinj dhe profesionist për faktin se asfalti ishte i ngushtë dhe i rrëshqitshëm. Mirëpo, ashtu siç edhe pritej, në këtë garë dominuan garuesit me përvojë dhe vetura më të përgatitura siç janë, Naim Dashaj, Shkëlzen Lajqi dhe Valdet Krasniqi, të cilët edhe shënuan tri kohët më të shpejta. 

Këta janë fituesit e kategorive përkatëse në këtë garë:

Kategoria 1 : Naser Farka i klubit ‘Drini Prizren’, vetura: Zastava Yugo, koha: 3:16:82
Kategoria 2 : Ymer Mariqi i klubit ‘Drini Prizren, vetura: Suzuki Swift, koha: 3:03:43
Kategoria 3 : Përparim Dushi i klubit ‘Prishtina RT’, vetura: Honda Civic, koha: 3:00:05
Kategoria 4 : Shkëlzen Lajqi i klubit ‘Prishtina RT’, vetura: Honda Civic Type R, koha: 2:51:86
Kategoria 5 : Naim Dashaj i klubit ‘Prishtina RT’, vetura: Subaru Impreza, koha: 2:49:12

Deri në përfundim të Kampionatit të sivjetmë të Automobilizmit të Kosovës kanë mbetur edhe tre gara, ndërsa gara e radhës do të mbahet në Prevallë në fillim të muajit shtator. /Telegrafi/