Please enter at least 3 characters.

Përfundoi mbledhja e qeverisë së Maqedonisë, ja vendimet që u morën

2016/07/Qeveria-e-Maqedonisë.jpg

Sapo ka përfunduar mbledhja e qeverisë së Maqedonisë, ku është diskutuar për situatën e tanishme në rajonin perëndimor dhe atë të Shkupit, pas përmbytjeve të mbrëmshme, të cilat morën jetët e 21 personave, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç u bë e ditur me herët, qeveria ka shpallur ditë zie, ditën e nesërme. Gjithashtu, është vendosur që familjeve të viktimave t'u jepet një dëmshpërblim prej 5000 euro, si edhe të ngritet një komision për verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, e më pastaj të bëhet kompenzimi i tyre.

Në vendet e goditura nga përmbytjet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme 15 ditore./Telegrafi/