Please enter at least 3 characters.

Përfshihet nga zjarri një kamionetë dhe pullazi i shtëpisë në Gadime të Lipjanit

2024/05/Screenshot-2024-05-25-105833.png

Policia e  Kosovës ka njoftuar për një incident zjarri në Gadime të Epërme të Lipjanit, të premten në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas Policisë së Kosovës, zjarri ka përfshirë një kamionetë me targa lokale dhe pullazi i shtëpisë.

“Fsh. Gadime e Epërme, Lipjan 24.05.2024 – 03:25. Raportohet se aksidentalisht është përfshirë nga zjarri kamioneta me targa lokale pronë e ankuesit mashkull kosovar, nga zjarri është përfshirë edhe pullazi i shtëpisë së viktimës”, thuhet në raport.

Persona të lënduar nuk ka, ndërkaq rasti po hetohet. /Telegrafi/