Please enter at least 3 characters.

Përfaqësues të lartë të BE-së ia mësyjnë Maqedonisë këtë fundjavë

2016/01/komisioni-evropian-k-euml-rkon-depolitizimin-e-institucioneve-t-euml-pavarura_hd.jpg

Të dielën pritet ardhja e kryetarit të Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker. Edhe pse u paralajmërua se ai vjen i vetëm, megjithatë Juncker do të shoqërohet nga dy persona.

Bashkë me të do ta vizitojnë Maqedoninë edhe përfaqësuesja e lartë për pilitikë të jashtme, Federica Mogherini, si edhe komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn.

Deri tani, janë caktuar takime me Kryeministrin Zoran Zaev, Kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov.

Nga KE-ja konfirmojnë konferencën për shtyp të Juncker, por nuk japin detaje tjera rreth porosive që treshja e BE-së do t'i sjell në Maqedoni.

Përndryshe, mësymjes evropiane drejt Maqedonisë i paraprin vizita e treshes së Parlamentit Evropian, Kukan, Fleckenstein dhe Vajgl./Telegrafi/