Për shkak të dendësisë së mjegullave është ulur dukshmëria në 30 metra në rrugën Shkup-Tetovë
23/12/2025
Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht në rrugë me lagështi, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
"Për shkak të dendësisë së mjegullave, dukshmëria është zvogëluar në 100 metra në rrugën Straçin - Kratovë, nga 30 në 50 metra në rrugën Shkup - Tetovë, nga 50 në 100 metra në rrugët Veles - Shkup, Shkup - Veles dhe Kumanovë - Shkup", LAMM.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/


