Për një gjobë prej 1000 lekës, tropojani rreh policin rrugor, e shoku i tij xhiron
27/07/2014
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Qafë Kashar- Rinas, ku Arben Hajdari, me një fuoristradë ku ndodhej një femër dhe dy adoleshentë, ka shkuar dhe ka gjetur në shërbim policin me inicialet E.S.
Sipas burimeve, Hajdari ka goditur policin, ndërkohë që njëri prej tyre i filmonte me celular. Shkak ishte gjoba që polici i kishte vendosur njërit prej furgonave të linjave për pasagjerë që ka Hajdari.
Polici mori plagë të lehta. Komisariati numër 6 bëri të mundur arrestimin e njërit prej personave që shoqëronte Hajdarin, ndërsa ky i fundit është ende në kërkim. /Shqiptarja/


