Please enter at least 3 characters.

Për gjashtë vite 3.736 maturantë më pak në Maqedoni

2019/02/Greva-e-mesimdhensve-shkolla-Faik-Konica-ditaret-e-klasave-foto-Ridvan-Slivova-8.jpg
14:"Ridvan Slivova

Këtë vit për provimin e maturës janë paraqitur gjithësejt 15.533 nxënës maturantë, nga i gjithë territori i vendit.

Ky numër është për 3736 maturantë më pak në krahasim prej vitit 2013 kur numri i maturantëve ishte 19.289.

Nga maturantët e paraqitur, 7692 janë të shkollimit të gjimnazit, 7604 janë nga shkollimi profesional dhe 257 janë nga shkollat e artit.

10386 maturantë të paraqitur kanë mësuar në gjuhën maqedone, 4566 në gjuhën shqipe, 327 në gjuhën turke, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Oraret e provimeve të maturës janë: -11 qershor: fizikë, kimi, biologji, biznes, histori, filozofi, sociologji dhe estetikë.
-13 qershor: matematikë

Ky proces do të ketë 2338 mësues që do të realizojnë testimin dhe 200 vëzhgues të testimit. /Telegrafi/