Please enter at least 3 characters.

Pepe dëshiron të pensionohet te Real Madridi

2016/09/CsT2DpgWEAY7-Zp.jpg

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka zbuluar se do dëshironte të përfundonte karrierën te Los Blancos.

Portugezi ka thënë se jeta e tij është në Madrid dhe ai dëshiron të vazhdon këtë edhe për disa vite.

“Do doja të pensionohesha në Real Madrid. Jam i lumtur në Madrid, vajza ime studion këtu, për mua do jetë një vendim i lehtë”.

“Jam një njeri pozitiv, e kemi filluar mirë këtë sezon dhe jam i lumtur”.

“Nëse do arrijë të jap më të mirën në fushë, klubi do e shikon këtë dhe shpresoj që ta zgjidhim këtë çështje”, ka thënë Pepe. /Telegrafi/