Please enter at least 3 characters.

Pensionohet Patrice Evra

2019/07/PatriceEvrar-2-e1564404377110.jpg
211:"PARIS, FRANCE - JULY 10: Patrice Evra of France reacts during the UEFA EURO 2016 Final match between Portugal and France at Stade de France on July 10, 2016 in Paris, France. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-mbrojtësi i majtë i Juventusit dhe Manchester Unitedit, Patrice Evra, ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli aktiv. 38-vjeçari ka qenë pa klub prej se u largua nga West Ham Unitedi dhe tashmë mendon që të ndjekë një karrierë si trajner.

"Karriera ime profesionale si lojtar ka përfunduar zyrtarisht. E kam nisur një kurs për licencën B të UEFA-s në vitin 2013. Tash dua ta përfundoj dhe ta vazhdoj në UEFA A. Thënë shkurt, do të jem i gatshëm ta drejtoj një skuadër pas 18 muajsh", ka thënë ai për Gazzetta dello Sport.

Didier Deschamps, Sir Alex Ferguson e Massimiliano Allegri, kanë qenë disa prej top trajnerëve me të cilët ka punuar Evra dhe shpreson t'i shfrytëzojë disa mësime që i ka marrë nga ata gjatë karrierës së tij në të ardhmen.

Patrice Evra si lojtar i Manchester Unitedit (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Si lojtar i Unitedit (2006-2014), francezi e ka fituar plot pesë herë Ligën Premier, një herë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube, si dhe disa kupa në Angli.

Patrice Evra si lojtar i Juventusit (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Me Juventusin (2014-2017) e ka fituar dy herë titullin e Serie A dhe dy herë Kupën e Italisë. /Telegrafi/