Please enter at least 3 characters.

Pendarovski për rastin “Target-Fortesa”: Vendimi i tillë është disfatë për shtetin

2022/02/stevo-pendarovski.png

Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski ka reaguar në lidhje me çështjen “Target-Fortesa” ku i akuzuari Sasho Mijallkov mund të lirohet nga akuzat dhe ti shpëtojë burgut.

“Jam i shokuar nga vendimi i gjykatës së apelit për çështjen “Target-Fortesa”.
Vendimi është disfatë për shtetin e së drejtës dhe dëshmi e besimit të ulët të qytetarëve tek organet e drejtësisë.
Vendime të tilla vetëm minojnë besimin e qytetarëve se reformat reale në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit janë të mundshme” - shkruan Pendarovski. /Telegrafi/