Pellegrini: Kështu do të duket tabela në fund të Ligës Premier
08/12/2015
Sipas trajnerit të Manchester Cityt, Pellegrinit, katër vendet e para do ndahen mes ekipit të tij, Chelseat, Arsenalit dhe Manchester Unitedit.
''Ne do të përpiqemi të përfundojmë të parët, por gjëja më e rëndësishme është që të kualifikohemi në Ligës së Kampionëve''.
''Nëse ju nuk përfundoni në krye të ligës, unë nuk mendoj se është zhgënjyese. Chelsea, United dhe Arsenal do të donin të ishin në pozitën tonë'', vazhdoi Pellegrini.
Mbetet të shihet nëse skuadra e Jose Mourinhos do të përfundoj në katërshen e madhe angleze, pasi me formën aktuale, ajo vështirë se do të sigurojë ndonjë biletë për garat evropiane. /Telegrafi/


