Pellegrini e zëvendëson Agueron me Celinën
07/12/2015
Sulmuesi argjentinas, Aguero do të mungon në sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Moenchengladbach.
Por, talenti kosovar Bersant Celina, ka stërvitur sot me skuadrën e parë dhe pritet të debuton me Citizens.
Celina edhe në ndeshjen e fundit, kishte udhëtuar me skuadrën e parë në Torino, për ndeshjen me Juventusin, por gjatë gjithë ndeshjes kishte qëndruar në bankinë.
Kujtojmë se City dhe Gladbachu do të takohen nesër (e martë) me fillim në ora 20:45 në stadiumin Etihad të Manchesterit. /Telegrafi/


