")
Please enter at least 3 characters.

Peja ndez motorët, vazhdon kontratën me Shimën

2016/01/peja-ndez-motor-euml-t-vazhdon-kontrat-euml-n-me-shim-euml-n_hd.jpg

Pejanët kanë arritur marrëveshje për të vazhduar me Gerti Shimën, me të cilin kishin kontratë edhe për një vit, por detyrimet ndaj tij e vunë në dyshim të ardhmen e qendrës pejane. Arritja e marrëveshjes është konfirmuar nga të dy palët.

“Po, kam vazhduar me Pejën edhe për një vit. Kam pasur kontratë edhe një vit dhe deri në fund të sezonit të ardhshëm do të qëndroj në ‘Karagaçi’. Jam falënderues për qytetin që ka bërë për mua, tifozët dhe klubin”, ka deklaruar Shima për ‘Sport Plus’. Ky është viti i tretë i qëndrimit të Shimës në Pejë. /Telegrafi/