Please enter at least 3 characters.

Peja, kampion i Kosovës në volejboll

2023/05/347096865_921129849001005_2375611921534561377_n.jpg

Peja ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në volejboll pasi ka mposhtur Ferizajn në finalen e plejofit në Superligën A, në kategorinë e meshkujve.

Pejanët mbrojtën titullin e kampionit duke fituar 3:1 në sete.

Ndeshja e pestë e serisë finale u zhvillua në Ferizaj.

Rezultati  i përgjithshëm me ndeshje, ishte 3-2 për Pejën.

Ndeshja ishte e bukur dhe u përcoll nga një numër i konsiderueshëm i shikuesve në palestrën “Bill Klinton”./Telegrafi/