Please enter at least 3 characters.

Peja dhe Bashkimi në gjysmëfinale

2016/01/f.0314100816492_210.jpg

Pejanët e shkatërruan tërësisht skuadrën nga Vushtrria me një epërsi të lartë prej 57 pikëve, 61:118. Mysafirët shënonin e dhuronin spektakël në parket me disa ngulitje të herë pas hershme nga ana e Cyril Aweres dhe të kthyerit nga lëndimi Ersid Lucës, të cilët së bashku shënuan 42 pikë.

Në anën tjetër ashtu siç edhe u prit Bashkimi e mposhti me lehtësi skuadrën e Vëllaznimit nga Gjakova me rezultat përfundimtar 103:53. Për Kuqezinjtë shkëlqeu Mark Dawson me 32 pikë dhe Kejuan Johnson me 18 pikë të realizuara. /Telegrafi/