Please enter at least 3 characters.

“Peceta nuk është luks”, QIKA me aksion simbolik para Qeverisë – kërkohet që produktet menstruale të lirohen nga tarifat doganore

2024/05/4-22.jpg

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) ka mbajtur sot një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, ku kanë kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati që produktet menstruale të lirohen nga tarifat doganore.

Në këtë aksion simbolik u tha se qasja në produktet menstruale është e drejtë themelore e të gjitha grave.

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion të martën në sheshet e Prishtinës kanë vendosur edhe kuti me peceta menstruale.

“...Sepse peceta NUK është luks!”, shkruhej në këto kuti. /Telegrafi/