Please enter at least 3 characters.

PDK dorëzon sot në Kushtetuese ligjin për KPM-në, KPK-në dhe UP-në

2024/07/Gjykata-Kushtetuese-Dita-e-Gjykates-se-Hapur-Dita-e-Kushtetutes-foto-Ridvan-Slivova-20.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, do të dorëzoj sot në Gjykatën Kushtetuese tri raste të pretenduara të shkeljes kushtetuese nga pushteti aktual i udhëhequr nga Vetëvendosje.

Partia më e madhe opozitare e ka paralajmëruar ditë më parë se Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, ai për Këshillin Prokurorial dhe statuti i Universitetit të Prishtinës të ndryshuara nga pushteti aktual, përbëjnë shkelje kushtetuese dhe cenojnë pavarëdinë institucionale dhe lirinë e medias.

Pas dorëzimit të këtyre tri lëndëve në Gjykatën Kushtetuese, kryetari i Grupit Parlamebtar Abelard Tahiri ka paralajmëruar konferencë për media.

Kujtojmë se deputetët e pushtetit kanë miratuar javë më parë Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial, pavarësisht kritikave të vazhdueshme për përmbajtjen që kanë pasur shoqëria civile, Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja.

Miratimi i këtyre dy ligjeve u bë pa prezencën e deputetëve opozitarë, të cilët kishin paralajmëruar se ato do t’i dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese. /Telegrafi/