Please enter at least 3 characters.

Patrick Mccaw me karrierë ëndrrash: Tri vjet në NBA, tri herë kampion

2019/06/GettyImages-1152745048.jpg
463:"TORONTO, ONTARIO - MAY 30: Patrick McCaw #1 of the Toronto Raptors celebrates a basket against the Golden State Warriors in the second half during Game One of the 2019 NBA Finals at Scotiabank Arena on May 30, 2019 in Toronto, Canada. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Vaughn Ridley/Getty Images)
12:"Getty Images

Patrick Mccaw mbrëmë fitoi titullin e tretë të kampionatit të NBA në po aq sezona sa është paraqitur në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kjo tingëllon si fillimi i një karriere ëndrrash, e cila është në të vërtetë, duke marrë parasysh minutazhës së vogël që ka pasur, konkurrencës së madhe në ekip dhe lëndimit.

Ai luajti në katër nga gjashtë finalet e këtij viti, por nuk luajti në asnjë takim për më shumë se shtatë minuta. Kjo ndodhi në ndeshjen e parë ndërsa në tri ndeshjet e tjera, ai as që gjuajti drejt koshit.

Në fund të vitit 2018, roli i tij ishte edhe më i ulët. Ai kishte vetëm 11 minuta në parket, ku realizoi dy pikë nga gjuajtjet e lira. Në të dyja këto finale, Golden State Warriors mundën Cleveland Cavaliers e udhëhequr nga LeBron James.

Këtë sezon, McCaw vendosi të largohej nga Warriors edhe pse iu ofrua një kontratë e re. Ai u transferua te Cleveland Cavaliers, por vetëm në dhjetor të këtij sezoni dhe pas tri ndeshjeve, përkatësisht më 10 janar, ai nënshkroi me Toronto Raptors dhe tani ka fituar titullin e kampionit.

Ai u bë lojtari i tretë në historinë e NBA që ja fituar tre tituj të njëpasnjëshëm në NBA me skuadra të ndryshme.

Vetëm Frank Saul dhe trajneri aktual i Golden State, Steve Kerr e kanë arritur një sukses të tillë. Gjithashtu, ai u bë lojtari i parë i NBA-së që pas Kobe Bryant dhe Shaquille O'Neal, të kenë fituar tri herë rresht titullin (2000-2003).

Ndryshe, legjenda si Charles Barkley dhe Reggie Miller gjatë karrierës së tyre basketbollistike asnjëherë nuk janë shpallur kampion. /Telegrafi/