Please enter at least 3 characters.

Pato: Ndoshta kthehem një ditë në Itali

2016/09/57d73fc25eaf31c3e4000001.jpg
304:"AC Milan's Brazilian forward Pato (R) celebrates after scoring with AC Milan's Brasilian forward Ronaldinho during their Serie A football match AC Milan vs Atalanta at San Siro Stadium in Milan on February 28, 2010. AFP PHOTO / GIUSEPPE CACACE (Photo credit should read GIUSEPPE CACACE/AFP/Getty Images)
16:"AFP/Getty Images

Alexandre Pato nuk e përjashton mundësinë që një ditë të kthehet te Milani.

Pato kishte shënuar 63 gola në 150 ndeshje për Milanin mes viteve 2008 dhe 2012, duke e fituar një titull të Serie A në vitin 2011, por në këto vite kishte shumë lëndime.

“Kam kaluar shumë vite të bukura në Itali me Milanin, kam aq shuëm memorie të bukura”.

“Të gjithë e dinë se më mungon Italia dhe kthehem atje sa herë që mundem. Kush e di...”.

"Ishte kurorëzimi i një sezoni të tërë, me shumë kampionë të Milanit: Gattuso, Pirlo, Ibrahimovic, Seedorf, Nesta, Van Bommel, Thiago Silva ...”

"Me Ibra dhe Robinho, ne shënuam të njëjtin numër golash. Gjithashtu mbaj mend golin tim në Verona kundër Chievos, në 25 vjetorin e presidencës së Berlusconit, më emocionon”.

“Nuk harrohen as dy golat në derbi”, ka thënë Pato.

Pas largimit nga Milani, Pato kishte shkuar në Brazil, ndërsa u kthye në Evropë dhe luajti me Villarrealin dhe Chelsean, para se të shkonte në Kinë. /Telegrafi/