Patenta e IBM zbulon orën që transformohet në telefon dhe tablet (FOTO)
09/07/2019
Patenta e fundit e IBM zbulon një pajisje elektronike me një ekran fleksibël, por jo çfarëdo. Kjo pajisje është raportuar të ketë një ekran multifunksional që do të mundësojë që ta përdorni atë edhe si një telefon dhe një tablet kompjuterik.Patenta është për një "për një pajisje elektronike me madhësi të ndryshueshme të ekranit” dhe në formën më kompakte, duket si çdo orë tjetër ‘smart’.Ekzistojnë shtatë panele ndihmëse të ekranit të ruajtura nën ekranin kryesor, të gjitha që mund të nxirren jashtë në mënyrë të pavarur.


